SV Filter Technik
E krijuar që në vitin 1991 me emrin Agjensia Universal, SV FILTER TECHNIK është një kompani e specializuar në blerjen, shitjen dhe trajtimin e filtrave dhe vajrave lubrifikante për të gjitha llojet e autoveturave, kamionëve, autobuzave, makinerive të rënda të ndërtimit, mekanikës bujqësore, gjeneratorëve, kompresorëve, marine, etj. Që nga viti 2012, jemi të pranishëm dhe në Kosovë. Aktualisht, ne trajtojmë mbi 4000 lloje filtrash me tendencë gjithnjë në rritje të games, në përputhje me kërkesat e tregut. Shumëllojshmëria e filtrave që trajtojmë dhe stoku i konsiderueshem gjithmonë gjendje, së bashku me një personel të kualifikuar garantojnë plotësimin në çdo kohë të nevojave të klientëve me filtrat e duhur shoqëruar me asistencën teknike më të përshtatshme që mund të gjendet sot në treg.
- website: http://www.svfilter.com
- facebook: https://www.facebook.com/svfilter.technik
- linkedin: http://www.linkedin.com/company/sv-filter-technik